KRYEFAQJA » LAJME » Rusi 2018: Shqipëria gati për ndeshjen e dytë kundër Lihtenshtejnit
Rusi 2018: Shqipëria gati për ndeshjen e dytë kundër Lihtenshtejnit

Rusi 2018: Shqipëria gati për ndeshjen e dytë kundër Lihtenshtejnit

Kombëtarja e jonë do të zhvillojë sot ndeshjen e dytë kualifikuese për në Rusi 2018. Pas ndeshjes së parë që pati shumë probleme kryesisht nga moti i keq, skuadra e drejtuar nga italiani Giovanni De Biasi sonte luan në Vaduz kundër Lihtenshtejnit, ku nuk pritet mot i keq por me vanësira dhe ftohtë ku temperatura do të jetë 7 gradë celsius. Pritet një ndeshje e lehtë, po të flasim teorikisht, sepse edhe ndeshja e vetme që kemi luajtur me Lihtenshtejnin në Tiranë është mbyllur me fitoren e kombëtares tonë.

Skuadra është stërvitur rregullisht gjatë ditëve të fundit dhe trajneri De Biasi tashmë e ka në kokë formacionin këtij takimi. Shqipëria ka një skemë, që akoma nuk është zyrtare, kryesisht mesfushe por me një sulmues, atë që na dha fitoren ndaj Maqedonisë, Bekim Balaj.

Mungesa e Sadikut nuk shqetëson aspak për ndeshjen e radhës dhe surpriza më e madhe mund të jetë hera e parë e Azdren Llullakut në fushë që në minutën e parë. Grupi u shfaq i qetë në seancën e fundit stërvitore ku skema 4-2-3-1 nis nga porta me Berishën titullar të padiskutueshëm, nërsa mbrojtje Hysaj, Mavraj, Gjimshiti dhe Aliji. Përpara tyre do të jenë Kukeli dhe Abrashi së bashku por më përpara Lullaku, Hyka dhe Roshi dhe në sulm Balaj.