KRYEFAQJA » LAJME » Rusi 2018: Stili italian lufton për barazim me Spanjën në Shkodër
Rusi 2018: Stili italian lufton për barazim me Spanjën në Shkodër

Rusi 2018: Stili italian lufton për barazim me Spanjën në Shkodër

Përfaqësuesja e jonë luan sot ndeshjen e tretë të Grupit G, e vlefshme për kualifikimin në kampionatin botëror të futbollit Rusi 2018. Radhën për t’u ndeshur me kombëtaren e italianit Giovanni De Biasi e ka Spanja. Historia e ndeshjeve mes këtyre kombëtareve është shkruar në spanjisht pasi nga pesë ndeshjet e luajtura bashkë, tre për kampionate europiane dhe dy për kampionate botërore, iberikët i kanë fituar të gjitha dhe kanë shënuar 24 gola, nërsa kombëtarja e jonë ka shënuar vetëm dy herë.

Përzgjedhësi i kombëtares iberike Julen Lopetegui ka folur fjalë të mira për skuadrën tonë përfaqesuese. Ai tha se nuk e ndjen veten shumë të qetë përpara kësaj ndeshje pasi Shqipëria gjatë viteve të fundit ka patur rritje të madhe. Lopetegui përmendi edhe fitoren e kombëtares tonë në Portugali e cila disa muaj më vonë u shpall kampione europe. Ndoshta e vetmja frikë e përzgjedhësit të ri të Spanjës mund të jetë mënyra e re e lojës së Shqipërisë, pasi trajneri De Biasi ka sjellë stilin e shkollës italiane.

Nga ana tjetër trajneri mikpritës nuk dha asnjë detaj se si mund të luajë Shqipëria në Loro Boriçi. Ai tha se jemi shumë të vegjël përballë Spanjës që ka një grup shumë të mirë lojtarësh të cilët mund të bëhen të rrezikshëm në çdo çast. Por, edhe pse jemi të vegjël ne do të provojmë fatin tonë. Sipas fjalëve të tij, mendohet se do të bëjë një lojë të tërhequr, një lojë kryesisht në mbrojtje. Do të parkojmë autobus përpara portës, tha ai. Nuk e di sa i madh na duhet autobusi por mendoj se duhet ta kemi pa rrota.