KRYEFAQJA » LAJME » Rusi 2018: UEFA e fut Kosovën në Grupin I
Rusi 2018: UEFA e fut Kosovën në Grupin I

Rusi 2018: UEFA e fut Kosovën në Grupin I

Paneli për Urgjencat i UEFA-s, që u mblodh sot në Paris, vendosi se për arsye sigurie as Bosnja dhe as Serbia nuk mund të luajnë me Kosovën në garat kualifikuese për në botërorin, Rusi 2018.

Edhe përse Serbia ka bërë kundër Kosovës, me 3 mars UEFA e njohu Kosovën dhe e ka futur në Grupin I, ndërsa Gjibraltarin në Grupin H. Në këtë mënyrë Grupi I do të përbëhet nga Kroacia, Islanda, Turqia, Ukraina, Finlanda dhe Kosova, ndërsa Grupi H do të përbëhet nga Belgjika, Bosnja, Qipro, Greqia, Estonia dhe Gjibraltari.

Ndeshjen e parë Kosova, sipas gjasave do ta luajë me 5 shtator 2016 kundër Finlandës. Nuk dihet akoma nëse do ta luajë brenda apo jashtë, dhe nëse do ta ketë brënda, ndeshjet do të luhen në Kosovë apo në një fushë asnjanëse.