KRYEFAQJA » LAJME » Rusi 2018: Ukrainë – Kosovë në prani të tifozëve
Rusi 2018: Ukrainë - Kosovë në prani të tifozëve

Rusi 2018: Ukrainë – Kosovë në prani të tifozëve

Federata Ukrainase e Futbollit ka njoftuar sot në lidhje me ndeshjen me Kosovën, që zhvillohet më 9 tetor në Krakov të Polonisë, e vlefshme për kualifikimin në botërorin Rusi 2018. Ata kanë përgënjeshtruar mediat ukrainase dhe ato polake, se për shkaqe sigurie, ndeshja mund të luhet pa tifozë.

“Ndeshja me Kosovën do të luhet në praninë e tifozëve”, thuhet në njofimin e federatës ukrainase, raporton Olle.

Ky është një lajm shumë i mirë për mbështetësit e Kosovës të cilët munden të ndjekin në stadium djemtë e drejtuar nga Albert Bunjaku.