KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rusi: 770 persona të infektuar nga uji i rubinetit
Rusi: 770 persona të infektuar nga uji i rubinetit

Rusi: 770 persona të infektuar nga uji i rubinetit

Rreth 770 persona janë shtruar në spital në Makaçakala nga 27 tetori deri sot për një infeksion në zorrë të marrë pasi kanë pirë ujë nga rubineti. Këtë e shkruan agjencia Ria Novosti që përsërit njoftimet e autoriteteve spitalore lokale. Në spitalet e kryeqytetit të Dagestanit, në Kaukazin rus, ndodhen rreth 294 persona të shtruar për infeksion në zorrë, nga të cilët 240 janë fëmijë.

Magomed Murtazaliev, drejtor i shoqërisë Makaçkala Vodokanal, që kujdeset për tubat e ujit, është ndaluar nga policia. Sipas kanalit NTV, kreu i Dagestanit, Ramazan Abdulatipov, i ka shpjeguar presidentit Vladimir Putin se e ka gjetur shkakun e helmimit në një defekt në sistemin e ujrave të zeza.