KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rusi: Arrestohet ministri i zhvillimit ekonomik

Rusi: Arrestohet ministri i zhvillimit ekonomik

Ministri rus i Zhvillimit Ekonomik, Alexey Ulyukaev, është arrestuar sot me akuzën se ka marrë rryshfet në shkëmbim të mbështetjes nga ana e ministrisë së tij për një marrëveshje me një shoqëri të rëndësishme nafte. Sipas burimeve qeveritare Ulyukaev ka marrë 2 milionë dollarë për “vlerësim pozitiv të dhënë nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik për veprimin që i ka lejuar Rosneft që të plotësojë marrëveshjen për blerjen e 50 përqind të kapitalit të Bashneft që mbahej nga vetë qeveria”, shpjegon komiteti rus i hetimit. Rosneft dhe Bashneft janë të dyja shoqëri ruse për naftën. Ulyukaev, 60 vjeç, është ministër i qeverissë së Medvedev nga qershori 2013.