KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rusi Konujkov thyen rekordin e fluturimit me balonë rreth botës
balona

Rusi Konujkov thyen rekordin e fluturimit me balonë rreth botës

Aventurieri rus, Fedor Konyukhov ka thyer rekordin e fluturimit nëpër botë me një balonë fluturuese me ajër. Koordinatori i fluturimit, John Wallington, ka thënë se rusi ka arritur të fluturojë me sukses rrugën e parashikuar, por ai ende nuk është ulur në tokë. Rrugëtimi ka zgjatur 11 ditë, më shpejt se sa fluturimi prej 13 ditësh që kishte rekordin e deritashëm i realizuar nga biznismeni i ndjerë amerikan, Steve Fosset në vitin 2002. Fyodor Konyukhov, 65-vjeçar ka fluturuar me balonën e tij nga Australia, mbi Zelandën e Re, përgjatë Oqeanit Paqësor, Amerikës Jugore dhe Oaqeanit Jugor. Ekipe prej gjashtë helikopterësh e kanë përcjellë balonën derisa fluturonte mbi Australinë Perëndimore për ta ndihmuar atë përgjatë rrugës prej 500 kilometrave. Rënia në tokë me balonën që ka peshë 1.8 ton është sfida dhe rreziku më i madh i këtij udhëtimi, ka thënë Wellington. Konyukhov ka nevojë që të gjejë një hapësirë të lirë nga telat elektrikë dhe objekte të tjera, pasi balona në fjalë kur bie në tokë, i duhen edhe disa kilometra të lira derisa të ndalojë.