KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rusi, parada për 71 vjetorin e fitores kundër Gjermanisë naziste
rusi, dita e fitores, lufta e dyte boterore, bashkimi sovjetik, parada, 7 maj 2016

Rusi, parada për 71 vjetorin e fitores kundër Gjermanisë naziste

Rusia e shënoi sot 71 vjetorin e fitores kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore me një ceremoni solemne në sheshin e Kuq në Moskë. Pjesa kryesore e manifestimit ishte parada ushtarake, ku ku morën pjesë më se 10 mijë vetë dhe qindra makina, tanke, aeroplane e pajisje të tjera ushtarake. Në paradë mori pjesë edhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin, i shoqëruar nga kryeministir Medvedev e zyrtarë të tjerë të lartë të Kremlinit. “9 maji është simboli i bashkimit të popullit tonë. Është dita e fuqisë dhe e dinjitetit”, tha Putini me rastin e dites se fitores, siç quhet në Rusi. 9 maji shënon ditën e nënshkrimit të kapitullimit të Gjermanisë në Berlin në vitin 1945. Bashkimi Sovjetik gjatë 4 viteve të luftës së dytë botërore humbi rreth 20 milionë njerëz.