KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rusi: Parlamenti, po ndërhyrjes në Siri
Ndërhyrje në Siri

Rusi: Parlamenti, po ndërhyrjes në Siri

Parlamenti rus ka miratuar ndërhyrjen e trupave në Siri me kërkesë të presidentit Vladimir Putin, bën të ditur Russia Today. Kërkesa bënte fjalë për ndërhyrjen e Forcave të Armatosura për të luftuar terrorizmin me ftesë të presidentit sirian Bashar Al Asad.

Rusia do të përdorë vetëm Forcat Ajrore në Siri. Këtë e ka bërë të ditur shefi i Administratës Presidenciale, Sergiei Ivanov, i cituar nga agjencia TASS.