KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rusi, sërf nëpër rrugët e përmbytura të Moskës
Rusi, sërf nëpër rrugët e përmbytura të Moskës

Rusi, sërf nëpër rrugët e përmbytura të Moskës

Rusia mund të ketë shkuar në Rios me probleme të shumta, sa i përket dopingut, por kjo nuk i ka penguar rusët ta shijojnë Olimpiadën edhe në shtëpi, ndonëse ajo mbahet në Brazil. Duke reflektuar shpirtin e vërtetë olimpik, që e rëndësishme është të marrë pjesë dhe të konkurrosh edhe thjesht për pasion, një rus ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore me veprimin e tij. Duke shfrytëzuar përmbytjet e rrugëve pas rreshjeve të jashtëzakonshme të shiut në kryeqyteti rus, ky moskovit, i ndihmuar edhe një mik i veti me një makinë të fuqishme, ka zgjedhur të bëjë “sërf”, sipas mënyrës së tij. Madje ai nuk ka ngurruar, si një sërfist i vërtetë, të bëjë edhe numra akrobatikë gjatë spektaklit të tij të pazakontë.