KRYEFAQJA » LAJME » Rusia 2018, Manaj dhe Sadiku do të mungojnë me Lihtenshtejnin
Rusia 2018, Manaj dhe Sadiku do të mungojnë me Lihtenshtejnin

Rusia 2018, Manaj dhe Sadiku do të mungojnë me Lihtenshtejnin

Trajneri De Biazi nuk do të ketë në dispozicion dy nga sulmuesit e skuadrës  për ndeshjen me Lihtenshtejnin më 6 tetor, në takimin e vlefshëm për eleminatoret e botërorit Rusia 2018. Rei Manaj dhe Armando Sadiku janë dy lojtarët të cilët do t’i mungojnë kombëtares në ndeshjen e së enjtes.  Sulmuesi Manaj që luan me Peskarën, u dëmtua në kavilje në ndeshjen e së shtunës ndaj Kievos dhe u detyrua të linte fushën e lojës në minuten e  67′. Pas kontrolleve mjekësore u pa se dëmtimi i tij ishte i rëndë. Manaj do të qëndrojë jashtë fushave të lojës të paktën për 10 ditë. Edhe Sadiku nuk është sërvitur me ekipin, por ka qenë nën kujdesin e mjekëve.  Në ditët në vijim mjekët do të konfirojmë nëse sulmuesi do të jetë i gatshëm të luajë të paktën me Spanjën. Ende nuk dihet se kush do të jenë emrat e lojtarëve që do të zëvëndësojnë Manajn dhe Sadikun. Edhe 7 lojtarë të tjerë kanë zhvilluar stërvitje të diferencuar si Berisha, Agolli, Xhaka, Hysaj, Memushaj, Mavraj dhe Hyka. Mendohet se trajneri De Biazi ka menduar të mos i angazhojë me seanca të plota stërvitore, pasi të gjithë këta lojtarë kanë luajtur në fundjavë me skuadrat e tyre.