KRYEFAQJA » LAJME » Rusia 2018, Shqipëria humbet 0-2 ndaj Spanjës dhe lëshon kryesimin e Grupit G
Rusia 2018, Shqipëria humbet 0-2 ndaj Spanjës dhe lëshon kryesimin e Grupit G

Rusia 2018, Shqipëria humbet 0-2 ndaj Spanjës dhe lëshon kryesimin e Grupit G

Shqipëria pësoi humbjen e parë në takimet eleminatore në Grupin G për Botërorin “Rusia 2018”, duke lënë kryesimin e tij. Të dielën në “Loro Boriçi” në Shkodër, kombëtarja shqiptare nuk i ka bërë ballë kombëtares spanjolle, një prej ekipeve më të mira të botës. Ndonëse pjesën e parë e mbylli me shumë sakrifica 0- 0, pjesën e dytë Shqipëria ra pre e presionit fizik dhe psikologjik të Spanjës. Që në fillim të saj spanjollët shënuan dy herë me anë Diego Kostës dhe Nolitos, përkatësisht në minutat 55 dhe 63. Vazhdimi i takimit ishte një formalitet. Për spanjollët ai i ngjante një stërvitjeje, ndërsa për shqiptarët një përvojë e keqe.