KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rusia bombardon Sirinë
Two U.S. Air Force F-22 Raptor stealth jet fighters fly near Andersen Air Force Base, Guam, in this handout photo dated August 4, 2010. REUTERS/U.S. Air Force/Master Sgt. Kevin J. Gruenwald/Handout/Files
Two U.S. Air Force F-22 Raptor stealth jet fighters fly near Andersen Air Force Base, Guam, in this handout photo dated August 4, 2010. REUTERS/U.S. Air Force/Master Sgt. Kevin J. Gruenwald/Handout/Files

Rusia bombardon Sirinë

Avionët rusë kryen misione luftarake mbi Siri nga një bazë iraniane, hera e parë që një fuqi e madhe e bën këtë që prej revolucionit islamik të vitit 1979. Bombarduesit rusë u ngritën në fluturim nga baza ajrore Hamedan në perëndim të Iranit dhe goditën objektiva të Shtetit Islamik dhe fronit Al-Nusra në provincat e Alepos, Deir Ezor dhe Idlib. Sipas zyrtarëve rusë, sulmet eleminuan depo armësh dhe kampe stërvitore të militantëve. Raportohet se dhjetëra militantë gjithashtu janë vrarë, por nuk ka shifra të sakta për këtë. Gjithsesi, këtë herë bujë nuk bënë sulmet, por fakti që avionët rusë u nisën nga Irani. Në një deklarate për shtyp, autoritetet iraniane thanë se Teherani dhe Moska kanë një bashkëpunim strategjik në luftën kundër terrorizmit dhe ndajnë bazat dhe aftësitë e tyre për këtë qëllim. Kjo ishte hera e parë që Rusia përdor një vend të tretë për të sulmuar brenda Sirisë që kur nisi fushatën ajrore në mbështetje të presidentit sirian Bashar al-Asad vitin e shkuar.