KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rusia cakton skuadrën e atletëve për Lojrat Olimpike “Rio 2016”
Rusia cakton skuadrën e atletëve për Lojrat Olimpike “Rio 2016”

Rusia cakton skuadrën e atletëve për Lojrat Olimpike “Rio 2016”

Komiteti Olimpik i Rusisë po vijon përgatitjet për Lojrat Olimpike të Rios, pavarësisht se Agjencia Botërore Antidoping ka kërkuar që të gjithë atletët rusë, të mos marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”. Bordi ekzekutiv i këtij komiteti miratoi sot një skuadër prej 387 atletësh që mendohet të marrin pjesë në olimpiadë duke filluar nga data 5 gusht. Ndërkohë, Komiteti Ndërkombëtar Olimpik u shpreh dje se do të studioje opsionet ligjore para se të vendose nëse do ta ndaloje Rusinë nga pjesëmarrja në Lojrat e Rios dhe nëse do të vendoset një ndalim kolektiv apo individual. Vendimi do të merret brenda shtatë ditësh. Përgatitjet ruse pasojnë një skandal të madh që rrezikon pjesëmarrjen e atij vendi në Lojrat Olimpike, pas pretendimeve për manipulim të kontrolluar nga shteti të testeve antidoping të atleteve. Besohet se testet e atletëve ruse janë manipuluar që nga Lojrat e Vankuverit të vitit 2010. Një komision i pavarur i Agjensisë Botërore Antidoping, i drejtuar nga Ricard Meklaren, nxorri në pah një skemë manipulimi të analizave të dopingut nën drejtimin e ministrisë ruse të sporteve me ndihmën e agjensisë shtetërore të inteligjencës.