KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rusia dhe Siria: Thirrje forcave rebele të largohen nga Alepo

Rusia dhe Siria: Thirrje forcave rebele të largohen nga Alepo

Rusia dhe Siria ju kanë kërkuar forcave rebele të largohen nga Alepo të premten në mbrëmje. Ministria e Mbrojtjes ruse tha se rebelët do të lejohen të largohen të padëmtuar madje me armët e tyre, përmes dy korridoreve të posaçme, ndërsa gjashtë rrugët e tjera do të hapen për civilët, të sëmurët dhe të plagosurit. Po rebelet kanë refuzuar ofertën. Përpjekjet e mëparshme për funksionimin e korridoreve humanitare kanë dështuar, ndërkohë që qeveria dhe rebelët akuzojnë njëra-tjetrën për ndalimin e njerëzve . Në një deklaratë, ushtria siriane tha se i bënte thirrje “të gjithë të armatosurve të ndalonin armiqësitë dhe për të merrnin korridoret humanitare për të lënë qytetin.