KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rusia: do t’i përgjigjemi hyrjes së anijes amerikane në Detin e Zi
luftanije

Rusia: do t’i përgjigjemi hyrjes së anijes amerikane në Detin e Zi

Ministria e Jashtme ruse thotë se Moska do të përgjigjet ndaj hyrjes së anijes së Marinës së Shteteve të Bashkuara në Detin e Zi. Por nuk janë specifikuar masat që do të mund të ndërmerren. Luftanija amerikane, USS Porter, më 6 qershor ka hyrë në Detin e Zi gjatë vendosjes rutinore, ka njoftuar Marina e Shteteve të Bashkuara. “Kuptohet, kjo nuk ka ndodhur me lejen tonë dhe padyshim kjo do të çojë në masa të përgjigjes”, tha zyrtari i lartë i Ministrisë së jashtme ruse, Andrei Kelin. Më tej, ai ka thënë se lëvizjet e tilla kanë për qëllim të rrisin tensionet para samitit të NATO-s në Poloni, muajin e ardhshëm, dhe “është tregim i forcës”.