KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rusia lëshon raketën e parë nga kozmodromi Vostoçni
rusia kozmodromi vostocni rakete leshimi i pare soyuz 2.1

Rusia lëshon raketën e parë nga kozmodromi Vostoçni

Rusia lëshoi sot raketën e parë nga kozmodromi i ri Vostoçni, raketën e parë nga kozmodromi. Presidenti rus, Vladimir Putin, mori pjesë në lëshimin e raketës nga kozmodromi i ri në Lindjen e Largët ruse. “Pavaresisht disa deshtimeve dhe vonesave, Rusia mbetet lider botëror për leshimet në hapësirë”, tha zoti Putin. Raketa Sojuz u hodh per të lëshuar tre satelitë te vegjel në orbitën e Tokes. Baza e re e nisjes së raketave në Vostoçni është cilësuar nga Kremlini si hap i madh përpara, pavarësisht vonesave të shumta në ndërtim dhe buxhetit prej 6 miliardë dollarësh. Ajo shihet si mjet për të zvogëluar varësinë e Rusisë nga kozmodromi në Kazakistan. Rusia ka paguar qira për përdorimin e kozmodromit te Kazakistanit në vlerë prej 115 milionë dollarësh në vit që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik.