KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rusia nis operacion humanitar në Alepo të Sirisë

Rusia nis operacion humanitar në Alepo të Sirisë

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, ka thënë sot se ushtria ruse dhe ajo siriane do të fillojnë një operacion humanitar të shkallës së gjerë në Alepo të Sirisë për t’i ndihmuar banorët që kanë qenë pengje të terroristëve. Shoigu ka thënë se do të krijohen tre korridore nga ushtria ruse dhe ajo siriane që do t’iu shërbejnë civilëve për t’u larguar, raporton Reuters. Ai po ashtu ka thënë se edhe një korridor i katërt do të hapet për militantët në veri të Alepos dhe afër rrugës Castello.