KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Sadiku shënon, shqiptarët në delir
Sadiku shënon, shqiptarët në delir

Sadiku shënon, shqiptarët në delir

Armando Sadiku ka hyrë tashmë në histori. Ai ka shënuar golin e parë për Shqipërinë në debutimin e saj në “Euro 2016” në takimin me Rumaninë. Ishte minuta e 42 e pjesës së parë kur Sadiku goditi me mjeshtëri me kokë një top të krosuar nga e majta duke e dërguar në rrjetë. Goli i Sadikut u parapri nga disa raste që çuditërisht se si mund të humben. Në minutën e 23 Lenjani humb përballë portës bosh, ndërsa në të 35 Memushaj ka goditur, por portieri rumun ka pritur. Loja e ekipit të De Biazit ka ardhur duke u rritur vazhdimisht dhe sipas komentatorëve të futbollit rezultati 1-0 ndaj Rumanisë është plotësisht i merituar. Megjithatë pjesa e dytë do të jetë vendimtare. Shqipëria duhet të fitojë që të shpresojë në kualifikimin në “Euro 2016”.