KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Safyre Terryt i plotësohet dëshira e saj për krishtlindje
SafyreCardWish1

Safyre Terryt i plotësohet dëshira e saj për krishtlindje

Një vajzë tetëvjecare, e cila humbi familjen dhe u shpërfytyrua gjatë një zjarri në Nju York, i është plotësuar dëshira e saj që për krishtlindje të kishte një pemë të mbushur me kartolina nga e gjithë bota. Pasi tezja e saj e publikoi këtë  dëshirë të saj në facebook, njerëz nga e gjithë bota i kanë dërguar deri tani 200 mijë kartolina dhe 4 mijë pako me dhurata. Para dy vitesh vajza humbi babain, motrën dhe dy vëllezerit dhe iu dogj 75% e trupit në një zjarr që ra ne shtepinë e saj. Ajo iu është nënshtruar të paktën 50 ndërhyrjeve kirurgjikale.