KRYEFAQJA » LAJME » Saktësim të hartave kadastrale, dhe planifikim të investimit të pronave
asig, gjeoportal, hartat kadastrale, kufinjte

Saktësim të hartave kadastrale, dhe planifikim të investimit të pronave

Harta Unike dixhitale, e hartuar dhe menaxhuar nga Autoriteti Shtetëror, gjeohapsinor ofron 46 shërbime online të cilat shërbejnë për politikëbërjen dhe menaxhimin institucional por jo vetëm.

Çdo i interesuar, referuar portalit, ku ekzistojnë 2.2 milionë parcela, me 2400 zona kadastrale, drejtuar njësive vendore për informacion, jo vetëm mund të konfirmojë saktësinë e kufinjve të pronave por edhe të orientohet në mënyrën e menaxhimit të investimeve në to:

Në sajë të sistemit albpos.net, në mënyrë direkte koordinatat e kufinjve përcaktohen me saktesi + – 2 cm. Kjo mundëson planifikim më të mirë për institucionet por edhe për kontrollin dhe evidentimin e ndërtimeve informale.

Saktësim të hartës kadastrale, nëpërmjet të dhënave 2 dhe 3 hapsinore, do të ndihmojë këdo që është i interesuar, të konfirmojë dhe saktësojë kufinjtë e pronave, por nëpërmjet planeve zhvillimore të njësive vendore, të mund të llogarisë investimin dhe përdorimin e pronës. Ky është vetëm një pjesë e 44 shërbimeve mundësuar nga Harta Unike Dixhitale e Shqipërisë, e disponueshme në gjeoportalin kombëtar.