KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Samiti i BE-së, diskutime për sanksione ndaj Rusisë
Samiti i BE-së, diskutime për sanksione ndaj Rusisë

Samiti i BE-së, diskutime për sanksione ndaj Rusisë

Bashkimi Europian është i vendosur të dënojë mbështetjen që Moska i ka ofruar presidentin sirian Bashar al Assad dhe aksionet të cilat sulmojnë civilët. Por së fundmi po rimendohet dokumenti i miratuar nga liderët e BE ku përcaktoheshin dhe sanksionet ndaj Rusisë. “Nuk ka kuptim të flasim për sanksione të tilla në një moment kur duhet të bëjmë presion që në Siri të arrihet një marrëveshje” u shpreh gjatë takimit në Bruksel kryeministri Italian Matteo Renzi. Drafti për masat ndaj Rusisë u modifikua me kërkesë të Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe. Nisma për të hequr sankionet ndaj Moskës u ndërmor nga kryeministri Renzi e mbështetur më pas edhe nga presidenti Hollande, kancelarja Merkel dhe kryeministrja britanike Theresa May. Por mbi të gjitha alarmi politik mbetet. Unioni europian dënon sulmet e regjimit sirian dhe të aleatëve të tij, sidomos Rusisë. Por nga ana tjetër Moska kërcënon sërish, sekretari i përgjithshëm i Natos Stoltenberg shfaq hapur shqetësimin që flota aeroplanembajtëse ruse u shfaq në Mesdhe me synimin për të mbërritur në Siri ku mendohet të kryhet edhe beteja finale. Më tej, gjatë samitit në Bruksel, Kancelarja gjermane, Angela Merkel, si dhe presidenti francez, François Hollande, ushtruan presion ndaj presidentit rus Vladimir Putin për të shtyrë edhe më tej “armëpushimin humanitar” në Siri, por edhe për të ndalur njëherë e mirë bombardimet “kriminale” ndaj civilëve.