KRYEFAQJA » LAJME » Samiti i Parisit, Rama mes Merkel dhe Holland
Samiti i Parisit, Rama mes Merkel dhe Holland

Samiti i Parisit, Rama mes Merkel dhe Holland

Kryeministrat e vendeve të Ballkanit perëndimor dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian dhe institucioneve financiare ndërkombëtare, u takuan të hënën pas dite në Paris në takimin e tretë të nivelit të lartë. udhëheqësit e Ballkanit në prani të presidentit frrancez Fransua Holland, kancelares gjermane Angela Merkel, kancelarit austriak Christian Kern, si dhe Ministrit të Jashtëm italian Paolo Gentiloni, firmosën marrëveshjen e Samitit të Parisit.
Duke bërë të ditur disa nga pikat e marrëveshjes, presidenti francez Holland tha se theksi kryesor është vënë tek ndërlidhja ekonomike e rajonit. Sipas Hollande, vendet e Ballkanit kanë vendosur të shkojnë drejt projekteve energjitike. Një nga çështjet më të rëndësishme të diskutuar ka qenë emigracioni. Zoti Halland falenderoi vendet e Ballkanit për përpjekjet për të kontrolluar kufijtë, ndërsa shtoi se do të ketë rregulla të përbashkëta për emigrantët. Në Samitin e Parisit është diskutuar edhe për luftën e përbashkët kundër terrorizmit.