KRYEFAQJA » LAJME » Samsung prezanton kufjet e reja pa tela.
kufje samsung, wireless headphones, gear iconx

Samsung prezanton kufjet e reja pa tela.

Të enjten, Samsung prezantoi kufjet e para të cilat punojnë pa nevojen e telave lidhëze me pajisjen e dëgjimit.

Gear IconX I ka ndërtuar këto kufje duke përdorur sensorë optike dhe akselerometër.

Ju mund të dëgjoni muzikë edhe pa i lidhur kufjet me telefonin. Ato kanë një memorie të brëndshme prej 4 GB dhe mund marrin muzikë nga Spotify, Google Music dhe Pandora duke u lidhur me bluetooth me smartfonin tuaj. Ka dhe një opsion fantastik I cili e lë zhurmën e jashtme të ndërthuret me audion e brendshme.

Cilësia e tingujve është e pasur dhe e plotë, dhe opsionet e volumit apo menuse mund të përdoren nëpërmjet ‘touch-it.

Kufjet Gear IconX vijnë së bashku me kutinë e karikimit. Samsung thotë që bateria zgjat gati një orë e gjys kur kufjet janë të lidhura me telefonin dhe 3 orë nëse nuk janë.

Gjithsesi, kodat dhe telat në kufjet e zakonshme i bëjnë ato më të lehta për tu gjetur, dhe nëse juve ju humbet njëra kufje, do t’ju duhet të blini një palë të tjera të reja.