KRYEFAQJA » LAJME » Samsung shprehet publikisht: Nëse keni këtë model fikeni menjëherë
galaxy, samsung, rrezik, kompania, alarm

Samsung shprehet publikisht: Nëse keni këtë model fikeni menjëherë

“Samsung” në Korenë e Veriut ka dalë në një deklaratë urgjente duke u kërkuar të gjithë atyre të cilët kanë blerë “Galaxy Note 7” ta fikin menjëherë pasi ka një rrezikshmëri të lartë shpërthimi. “Samsung” gjithashtu bëri me dije që është ndaluar shitja e këtij produkti. Vetëm gjatë shtatorit “Samsung” tërhoqi nga tregu 2.5 milione “Galaxy Note 7” pas ankesave të një numri të madh konsumatorësh të cilët raportuan që celulari i tyre ka shpërthyer dhe ka marrë flakë. Pas këtyre ankesave “Samsung” lajmëroi për heqjen nga tregu paisjet difektoze dhe zëvëndësimin e tyre por edhe nga pajisjet e reja ka raportime për shpërthime, gjë që ka çuar në këtë vendim.