KRYEFAQJA » LAJME » Samuel Zhbogar, ambasadori i ri i BE-së në Maqedoni
Slovenija,Ljubljana,11.03.2009-TISKOVNA KONFERENCA NA ZUNANJEM MINISTRSTVU-SAMUEL ZBOGAR..
FOTO.IGOR MODIC/DELO
Slovenija,Ljubljana,11.03.2009-TISKOVNA KONFERENCA NA ZUNANJEM MINISTRSTVU-SAMUEL ZBOGAR.. FOTO.IGOR MODIC/DELO

Samuel Zhbogar, ambasadori i ri i BE-së në Maqedoni

Samuel Zhbogar është emëruar zyrtarisht përfaqësues në Maqedoni ku do të zëvendësojë ish-ambasadorin aktual të BE-së në Maqedoni Aivo Orav, i cili do të transferohet në Mal të Zi. Zhbogar deri tani shërbeu si përfaqësues i BE-së në Kosovë.Lajmi u bë i ditur pasi BE publikoi dokumentin zyrtar për emërimin e 17 shefave diplomatike nëpër vende të ndryshme. ”Federica Mogherini, zyrtare e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe nënkryetare e Komisionit Evropian në Komisionin Evropian, ka emëruar 17 shefa të misioneve të BE-së në 17 shtete të reja. Samuel Zhbogar është emëruar shef i Delegacionit të BE-së në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Ai për momentin shërben në të njëjtin pozicion në Kosovë”, thuhet në njoftimin e BE-së, nënshkruar nga Maja Kocijançiç