KRYEFAQJA » LAJME » Bota » San Françisko, dorëhiqet shefi i policisë
san francisko

San Françisko, dorëhiqet shefi i policisë

Greg Suhr shefi i policisë në San Françisko të SHBA-së, ka dhënë dorëheqjen, vetëm disa orë pasi oficerët policorë vranë një grua zezake në lagjen Bejvju. Suhr është një prej shefave të policisë të një numri në rritje që po e humbasin punën pas protestave të mëdha kundër vrasjeve fatale nga policët, kryesisht të zezakëve dhe latinëve dhe pas një debati kombëtar për përdorimin e forcës së tepruar nga ana e policisë.