KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Santos dhuron çmimin “Nobël për Paqe”

Santos dhuron çmimin “Nobël për Paqe”

Presidenti i Kolumbisë, Huan Manuel Santos, deklaroi se do t’i dhurojë 925 mijë dollarët e çmimit “Nobël për Paqe” për viktimat e konfliktit 52 vjeçar në Kolumbi. Ai tha se ato para do të shfrytëzohen për “projekte, fondacione ose programe që do të merren me viktimat e luftes civile dhe me pajtimin”. Santos fitoi çmimin “Nobel për Paqe” për vitin 2016 për rolin e tij në bisedimet për paqe me grupin guerilas FARK. Santos u zgjodh për herë të parë president i Kolumbise me 2010 dhe fitoi një mandat të dytë në 2014-ën. Rreth 250 mijë njerëz janë vrarë dhe 45 mijë të tjerë janë zhdukur që kur nisi konflikti në Kolumbi në vitin 1964. Organizata FARK synonte marrjen e pushtetit dhe vendosjen në vend të një regjimi komunist.