KRYEFAQJA » LAJME » Sarandë, atentati i pestë ndaj një ish polici
Sarandë, atentati i pestë ndaj një ish polici

Sarandë, atentati i pestë ndaj një ish polici

Policia shqiptare njoftoi se dy persona janë plagosur në një atentat me armë zjarri mesditën e së mërkurës, rreth orës 15:45, në afërsi të qytetit të Sarandës. Sipas policisë ata janë shtetasit Rudin Haxhia, 38 vjeç, si dhe 28-vjeçari Emeid Haxhia, të dy djem xhaxhallarësh me banim në Tepelenë. Ata kanë qenë duke udhëtuar me automjetin e tyre në aksin rrugor Delvinë-Bistricë, kur janë qëlluar me armë nga persona të paidentifikuar. Një prej të plagosurve, Rudin Haxhia ka marrë pesë plumba dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Por më shumë se atentati ndaj tij ka tërhequr vemendjen e kaluara e Haxhisë. Sipas mediave, dikur pjestar i forcave të rendit, aktualisht pronar i dy diskove në Sarandë dhe Gjirokastër, Haxhia që nga viti 1997 u ka mbijetuar edhe katër atentate të tjerë, me armë, eksploziv dhe thikë.