KRYEFAQJA » LAJME » Sarandë, sekuestrohet 325kg Cannabis Sattiva

Sarandë, sekuestrohet 325kg Cannabis Sattiva

Policia e Sarandës godet dhe një tjetër rast trafikimi ndërkombëtar lëndësh narkotike . Në njoftimin e policisë së qarkut Vlorë bëhet e ditur se gjatë operacionit të koduar “NDRYSHE” u sekuestruan rreth 325 kg (kilogram) Cannabis Sattiva dhe u arrestua poseduesi i saj shtetasi Afrim Çifliku, 43 vjeç . Arrestimi i tij u bë , pasi ky shtetas u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin tip “Ford-furgon” brenda të cilit ishte fshehur sasia e drogës. Lënda narkotike, ishte e ndarë në 61 pako, në thasë gri dhe të zinj. Dyshohet se destinacioni i lëndës narkotike ishte shteti Grek.