KRYEFAQJA » LAJME » Sarandë, vrasje në një pikë karburantesh
Sarandë, vrasje në një pikë karburantesh

Sarandë, vrasje në një pikë karburantesh

Roja i një pike karburantit në hyrje të qyteti të Sarandës është vrarë në orët e para të mëngjesit të së dielës. 44 vjeçari, Artan Hoxha, është vrarë me armë zjarri dhe më pas i janë grabitur paratët e xhiros. Policia ka shkuar ne vendgjarje dhe ka transportuar viktimën për në spital, ndërsa ka nisur hetimet. Njoftimet më të fundit bëjnë të ditur se policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin, një 27 vjeçar nga Saranda. Vjedhja e karburanteve në Shqipëri është bërë shqetësuese. Kohët e fundit kanë ndodhur disa të tilla duke bërë që autoritetet të kërkojnë marrjen e masave speciale. Por ngjarja e së dielës në Sarandë regjistrohet si më e rënda për shkak se grabitja është shoqëruar edhe me vrasje.