KRYEFAQJA » LAJME » Sarandë, zbardhet ngjarja e vrasjes së Aleksandër Bardhit
aleksander bardhi, sarande, zbardhet ngjarja, policia sarande, kapen vrasesit

Sarandë, zbardhet ngjarja e vrasjes së Aleksandër Bardhit

Pas hetimeve dhe veprimeve hetimore intensive, policia e Sarandës ka zbardhur ngjarjen për vrasjen e Aleksandër Bardhit më datë 24 të muajit të shkuar. Policia ka arrestuar 2 personat autorë të vrasjes si dhe ka shpallur në kërkim një person tjetër. Gjatë kontrollit të ushtruar këtyre personave u është gjetur në cilësinë e provës matëriale 3 armë kallashnikov të pajisura me karikatorë të mbushur me fishekë të cilat janë dërguar në laboratorin e kriminalistikës për egzaminim. Falë operacionit të mirëorganizuar të Policisë së Shtetit të koduar “Exit”, në fshatin Grizhë, të Malësisë së Madhe në banesën e të afërmëve të tyre u kapën dhe u arrestuan dy vëllezërit të cilët dy javë më parë qëlluan me armë zjarri një furgon. Ngjarja ndodhi në fshatin Mali Kolaj në Velipojë dhe fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka pasur persona të lënduar. Edmond dhe Kristian Vushmaqi, të dy vëllezërit nga Malësia e Madhe do të për ballen me akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.