KRYEFAQJA » LAJME » SARANDË:KULTIVOHEN “ ARRAT KALIFORNIANE “
SARANDE:KULTIVOHEN “ ARRAT KALIFORNIANE “

SARANDË:KULTIVOHEN “ ARRAT KALIFORNIANE “

Fermerët e Sarandës nuk ndalen vetëm tek kultivimi i ullinjve dhe agrumeve. Dhimitër Mici pas një përvoje prej 10 vitesh në Greqi, që në vitin 1999- të është rikthyer në vendin e tij, në Livadhja. e merret me prodhimin e fidanëve.

Arrat kaliforniane, janë varieteti më i ri që Dhimitri ka gati për treg. Ndër avantazhet e tyre rendit përshtatshmërinë me kushtet klimatike, rendimentin e cilësinë .

Këtë vit, ky fermer ka gati 3 mijë fidanët e parë të arrave kaliforniane, ndërsa për zgjerimin e aktivitetit pret mbështetjen e shtetit,së paku me kufizimin e importit të këtij fruti.