KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sarkozi: Radikalët të dëbohen nga vendi
sarkozy

Sarkozi: Radikalët të dëbohen nga vendi

Pas sulmit të fundit të Nisë me rastin e Ditës së Bastijës ku gjetën vdekjen 84 persona, ish-presidenti Nikolas Sarkozi kritikoi autoritetet shtetërore se nuk po bëjnë mjaftueshëm për sigurinë e qytetarëve të tyre. Sarkozy bëri thirrje që gjithë të huajt që kanë lidhje me radikalët të dëbohen nga vendi. Demokracia nuk duhet të jetë e dobët. Nuk mjafton që ajo të shënohet përmes manifestimeve. Në demokraci duhet thënë “do ta fitojmë këtë luftë”, tha udhëheqësi i së djathtës së qendrës në Francë. Ai shtoi më tej se i përkrah masat më të rrepta siç janë, dëbimi i muslimanëve radikalë dhe shënimi elektronik i atyre që paraqesin kërcënim nga radikalizimi.