KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SAS bën ulje të detyruar
SAS bën ulje të detyruar

SAS bën ulje të detyruar

Një avion i kompanisë ”Scandinavian Airlines” (SAS), që po udhëtonte në linjën Londrën – Stokholm, ka kryer një ndalesë të detyruar në Goteborg pas një kërcënim për bombë, njoftuan të premten burime policore vendase. “Rreth 72 pasagjerë që ndodheshin në bordin e avionit, ku përfshihej edhe ekuipazhi u evakuan. Ky proces tashmë ka përfunduar”, deklaroi për median zëdhënësi i policisë, Stefan Gustafsson. Avioni u çvendos drejt një zone të largët nga aeroporti ”Landvetter” i Goteborgut. Një grup ekspertësh gjenden për të inspektuar avionin. “Ekspertët kanë mbërritur në zonë dhe po përgatiten për të hetuar çdo pjesë të avionit”, shtoi zëdhënësi.