KRYEFAQJA » LAJME » Sattler, bashkëpunim për drejtësi pa prova

Sattler, bashkëpunim për drejtësi pa prova

Ministri i Drejtësisë dhe Ambasadori Austriak, Johann Sattler, janë takuar për të diskutuar mbi mbështetjen e deritanishme të Austrisë në mjaft sektorë. Ministri Manjani evidentoi rëndësinë që paraqet mbështetja e Autrisë për vendin tonë në fazën paraprake të çeljes së negociatave, ndërsa Ambasadori Sattler theksoi se zhvillimet dhe dinamikat në Ballkanin Perëndimor shihen me mjaft interes nga Austria. Ambasadori Sattler garantoi vullnetin e tij për të kontribuar për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërsa evidentoi se ka mjaft fusha ku mund të arrihen edhe më shumë rezultate. Përmirësimi i klimës së biznesit dhe lidhja e pashmangshme që ai ka me forcimin e shtetit ligjor dhe parimet e sigurisë juridike janë shtruar gjithashtu për diskutim gjatë këtij takimi. Manjani theksoi se të gjithë aktorët duhet të impenjohen për të krijuar një mjedis të favorshëm për klimën e investimeve në Shqipëri. Bashkëbiseduesit janë ndalur edhe në rëndësinë e Projektit “Për një drejtësi pa vonesa”, i cili evidentoi një sërë praktikash të gabuara në drejtim të shërbimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor.