KRYEFAQJA » LAJME » Sattler: Optimist për hapjen e negociatave Shqipëri- BE në dhjetor
johan-satler

Sattler: Optimist për hapjen e negociatave Shqipëri- BE në dhjetor

Sinjalet e një vendimi pozitiv për çeljen e negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian janë përforcuar. Ambasadori austriak në Shqipëri Johan Sattler, ka deklaruar të martën nga Shkodra ku ndodhej për të marrë pjesë në një aktivitet, se është optimist për hapjen e këtyre negociatave në dhjetor.
Një ditë më parë disa mediat shqiptare duke ju referuar burimeve të paidentifikuara, njoftuan se Komisioni Europian pritet të rekomandojë në nëntor çeljen e negociatave, por me disa kushte. Por pohimi i diplomatit austriak, tregon që rekomandimi nuk mund të jetë me kushte, madje duhet të jetë i tillë që mund të miratohet një muaj më pas nga Këshilli Europian.
Ambicia e qeverisë së kryeministrit Rama ka qenë, që me raportin vjetor të këtij viti, të arrihej rekomandimi pozitiv nga Komisioni Europian pa artikuluar bashkë me të dhe miratimin nga Këshilli Europian më pas. Në praktikën e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, tre vjet më parë Keshilli Europian e shtyu dhe për më shumë se një vit rekomandimin pozitiv të komisionit europian për Shqipërinë, çka me deklarimin e sotëm të ambasadorit austriak bën të duket se nuk do të përsëritet.