KRYEFAQJA » LAJME » SAUTHEMPTON-INTER, SONTE DREJTPËRDREJT NË RRJETIN E RTSH
SAUTHEMPTON-INTER, SONTE DREJTPËRDREJT NË RRJETIN E RTSH

SAUTHEMPTON-INTER, SONTE DREJTPËRDREJT NË RRJETIN E RTSH

Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, luan sonte ndeshjet e 4-ta në grupe dhe Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë, sikundër ka bërë gjatë fillimit të këtij sezoni, një nga duelet më të spikatura të mbrëmjes. Bëhet fjalë për takimin e vlefshëm për grupin K, atë midis Sauthemptonit dhe Interit. Në fakt, ky grup është një ndër më të luftuarit e Ligës së Evropës, pasi Sparta e Pragës kryeson me 6 pikë pas 3 ndeshjesh, e ndjekur nga Sauthemptoni dhe Hapoel Biir Sheva, me nga 4 pikë secila, ndërsa Interi mban vendin e fundit të renditjes, me 3 pikë. Për këtë arsye, teksa mbeten edhe dy ndeshje të tjera për t’u luajtur pas sfidës së sotme, dueli i mbrëmjes midis anglezëve dhe italianëve merr një rëndësi të veçantë. Sidomos për italianët, të cilët mund ta kompromentojnë mjaft vazhdimin e aventurës së tyre evropiane në rast të një humbjeje. Në takimin tjetër të mbrëmjes, të vlefshëm për këtë grup, izraelitët e Hapoel Biir Shevas janë mysafirë në Pragë për t’u ndeshur me Spartën vendase.