KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Schulzi do të sfidojë Merkelin
Schulzi do të sfidojë Merkelin

Schulzi do të sfidojë Merkelin

Partia Social Demokrate e Gjermanisë ka zgjedhur ish-presidentin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz, për kandidat të kësaj partie për të sfiduar kancelaren, Angela Merkel, në zgjedhjet e përgjithshme të shtatorit. Schulz, 61 vjeç, është lideri i parë partiak, në periudhën e pasluftës, që ka siguruar mbështetjen e te gjithe delegatëve në konferencën e jashtezakonshme të mbajtur mbrëmë në Berlin, për kandidaturën e tij për kancelar gjerman. Martin Schulz u tha afro 600 delegatëve partiakë se ai gjatë fushatës zgjedhore, do te theksoje “drejtësinë, respektin dhe dinjitetin”. Aktualisht, Partia Social Demokrate është pjesë përbërëse e koalicionit qeverisës në Gjermani, së bashku me demokristianët e Merkelit. Socialdemokratet do të ketë në qershor edhe një Kongres. Ndërsa zgjedhjet e reja mbahen në shtator.