KRYEFAQJA » LAJME » Schütz: Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë janë të shkëlqyera, por këto duhet të mbushen me jetë

Schütz: Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë janë të shkëlqyera, por këto duhet të mbushen me jetë

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë janë të shkëlqyera, por këto duhet të mbushen me jetë. Ambasadorja gjermane në Tiranë, e paraqiti kështu nisjen e tetorit gjerman që është këtë vit në dhjetëvjetorin e tij. Ndonëse ambasadorja vetë është në tetorin e parë gjerman në Shqipëri, ai këtë vit do të jetë madje një vjeshtë gjermane, siç e paraqiten vetë autoritetet gjermane për shkak se është planifikuar të jetë as më shumë e as më pak, por 7 javë. Ndërsa e quajnë se vetëm në këtë mënyrë mund të realizohet një shkëmbim i vërtetë mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, autoritetet gjermane, janë treguar mëse të angazhuar, jo thjeshtë për të sjellë artistë gjermane ose pjesë gjermane nën interpretim shqiptar, por për të kombinuar dhe artistët gjermanë me ata shqiptarë.