KRYEFAQJA » LAJME » Së shpejti linja e lidhjes energjitike Shqipëri – Kosovë vihet në funksionim
Së shpejti linja e interkonjuksionit Shqipëri – Kosovë

Së shpejti linja e lidhjes energjitike Shqipëri – Kosovë vihet në funksionim

Pas 15 Qershorit, linja 400 kw e interkonjeksionit Shqipëri – Kosovë do të nis operimin, duke bërë të mundur që operatorët e transmetimit të të vendeve do të punojnë bashkarisht si një sistem dhe do të ofrojnë përfitime të ndërsjellta për konsumatorët e tyre. Administratori i OST-së Ëngjëll Zeqo në një intervistë për TVSH thotë se linja do të ketë ndikim për të gjithë rajonin. Zoti Zeqo bën të ditur se projekti tjetër më i rëndësishëm energjitik pas kësaj linje është ai me Maqedoninë. Lidhja e energjitike me këtë vend ka  një kosto totale prej 70 mln eurosh prej të cilave 49.8 mln janë kredi nga KFW, 15.2 mln grante dhe 5 mln euro financohen nga vet OST.