KRYEFAQJA » LAJME » Së shpejti paketat e duhanit me imazhe tronditëse
Së shpejti paketat e duhanit me imazhe tronditëse

Së shpejti paketat e duhanit me imazhe tronditëse

Duke filluar nga data 1 Janar 2018 të gjitha paketat e duhanit që do të tregëtohen në Shqipëri do kenë në mënyrë të dukshme në ambalazhin e tyre imazhe tronditëse. Ato do të paraqesin dëmet e mëdha që sjell duhanprija në shëndetin e njeriut. Vendimi është marrë në Ditë Botërore të Luftës Kundër Duhanit nga Komiteti Ndërsektorial për mbrojten e shëndetit nga produktet e duhanit. Minsitri i shëndetësisë Ilir Beqaj tha se falë amendimit që ju bë ligjit dhe monitorimit të rreptë, OBSH në një studim të kryer në Shqipëri vitin e kaluar tek të rinjtë konstatoi përgjysmim të konsumimit të pirjes së duhanit. Sipas zoti Beqaj për moshën 13-15 vjeç nga 11,9 përqind pirja ka zbritur në 6 përqind. Dhjetë ditë më parë hyri në fuqi direktiva e posaçme e Parlamentit Europian për paketimin e ri të produkteve të duhanit në të gjitha vendet e BE. Paketimi me imazhe tronditëse ështe një praktike që është aplikuar nga disa vende të botës dhe sipas studimeve ka sjellë ndikim të fortë në lënien e duhanit tek pirësit e tij.