KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Sejko: Ekonomia shqiptare po vazhdon të performojë pozitivisht, por nën potencialet e saj!
Sejko: Ekonomia shqiptare po vazhdon të performojë pozitivisht, por nën potencialet e saj!

Sejko: Ekonomia shqiptare po vazhdon të performojë pozitivisht, por nën potencialet e saj!

Guvernatorit i BSH-së, Gent Sejko ka deklaruar se, “ekonomia shqiptare po vazhdon të performojë pozitivisht, por vazhdon të jetë nën potencialet e saj të rritjes”. Duke folur të premten në Tiranë në konferencën e organizuar nga BSH në bashkëpunimin me Universitetin e Oksfordit me temë: “A i ndryshojnë krizat, themelet ekonomike në vendet e Evropës Juglindore?” zoti Sjeko tha se ekonomia shqiptare e ka pozicionuar aktivitetin ekonomik në një vend ku nuk duhet të jetë. “Ekonomia shqiptare ka një potencial të papërdorur. Duhen reforma strukturore për të ndryshuar gjendjen. Rritja afatgjatë kërkon reforma të orientuara drejt produktivitetit” tha guvernatori i BSH Sejko.
Lidhur me sistemin bankar në vend zoti Sejko tha se vazhdon të jetë financiarisht i shëndetshëm, ndërsa Banka Qendore po rrit transparencën me publikun. Për herë të parë pas shtatë vitesh, arritëm të ulin nivelin e kredisë me probleme, ndërsa një plan i bashkërenduar me Ekzekutivin, BSH, FMN dhe Shoqatën e Bankave do të synojë të përmirësojë më tej këtë tregues, me qëllim rritjen e kreditimit, bëri të ditur guvernatori Sejko. “BSH mbetet e angazhur të mbështesë aktivitetin e biznesit dhe rritjen ekonomike të vendit, por kreditë e këqija i kanë bërë bankat më konservatore në drejtim të dhënies së kreditimit. Ndërsa politika monetare lehtësuese do të mbështesë kreditimin e biznesit” tha ai.
I pranishëm në konferencë kryeministri Edi Rama u shpreh se sfidat e reja nuk mund të trajtohen nga secili vend në mënyrë të izoluar. “Problematikat e rajonit janë të lidhura me fatin e zonës në tërësi. Për ecurinë e vendeve tona, me rëndësi është ecuria e gjithë shteteve bashkë. Rritja ekonomike duhet të jetë e bazuar në integrimin rajonal” tha kryeministri shqiptar.