KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Sejko: “Ekonomia shqiptare shfaq rritje në tremujorin e fundit”
gent sejko, guvernatori i bankes, rritje, lajme ekonomi, tremujori i fundit, banka e shqiperise

Sejko: “Ekonomia shqiptare shfaq rritje në tremujorin e fundit”

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko gjatë një konference për shtyp bëri të ditur se ekonomia ka vijuar të jetë me rritje. Kjo rritje pasqyroi zgjerimin e aktivitetit të sektorit të shërbimeve, i ardhur kryesisht si pasojë e një sezoni të mirë turistik.

Sa i përket inflacionit, ai mesatar i tremujorit të tretë rezultoi në nivelin 1.9%, duke shënuar rritje kundrejt vlerave të ulëta të regjistruara në dy tremujorët paraardhës. Ndërsa për muajin tetor zbriti në nivelin 1.5% .

Konsumi dhe investimet private kanë mbajtur peshën kryesore në rritjen ekonomike. Nga ana tjetër, zgjerimi i kërkesës së brendshme është shoqëruar me rritjen e shpejtë të importeve. Sipas parashikimit të Bankës së Shqipërisë, aktiviteti ekonomik i vendit do të vijë në rritje gjatë kësaj periudhe dhe ekonomia shqiptare do të rikthehet në ekuilibër gjatë vitit 2017.