KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sekretari amerikan, kundër agresionit rus.
ashton carter agresioni rus sekretar i mbrojtjes

Sekretari amerikan, kundër agresionit rus.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Eshton Kartër, akuzoi Rusinë për rrezikim të rendit botëror, duke theksuar ndërhyrjet e saj në Ukrainë dhe qëndrimin për armatimin bërthamor. Zoti Carter tha se Rusia po ndërmerr “veprime sfiduese” në det, ajër dhe në Internet. Mbrojtja e Shteteve të Bashkuara po shqyrton mënyra te reja për ta zmbrapsur Rusinë agresive dhe për të mbrojtur aleatët, tha sekretari i sapokthyer nga turneu tetëditësh në Azi. “Më shqetësuese është se kërcënimi i Moskës me armatim bërthamor, shtron çështjen e përkushtimit të liderëve rusë për stabilitetin strategjik, respektin e tyre për normat kundër përdorimit të armatimit bërthamor”, tha Eshton Kartër. Ai shprehu shqetësim edhe për zgjerimin e ndikimit të Kinës dhe rritjes së kapacitetit të saj ushtarak. Zoti Kartër theksoi disa shtylla të rendit ndërkombëtar, për të cilat tha se do të mbrohen dhe fuqizohen: zgjidhja paqësore e mosmarreveshjeve, respekti për sovranitetet shtetërore dhe liria e lundrimit