KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sekretari i jashtëm britanik Filip Hemond vizitë në Libi
filip hemond

Sekretari i jashtëm britanik Filip Hemond vizitë në Libi

Sekretari i jashtëm britanik Filip Hemond zhvilloi sot një vizitë të paralajmëruar më parë në Libi, ndërsa zyrtarët ushtarakë të vendit të tij kanë planifikuar të dërgojnë deri në 1 mijë trupa në atë vend në mënyrë që të ndihmojnë në luftën kundër shtetit islamik. Vizita e Hemond, e cila tregon mbështetjen për qeverinë e re të Libisë, i hap rrugën ndërhyrjeve të reja ushtarake të Britanisë, pesë vjet pasi sulmet ajrore të mbretërisë ndihmuan në rrëzimin e diktatorit Gadaffi. Hemond u takua në bazën detare të Tripolit me Fajez al Sarraj, kryeministri i qeverisë së re të marrëveshjes kombëtare, që po kërkon të bashkojë Libinë pas shumë vitesh luftë civile. Ndërkohë, Parlamenti libian do të mblidhet për t’i dhënë besimin kësaj qeverie në praninë e të dërguarit të OKB-së Martin Kobler. Për arsye sigurie, vizita e sekretarit të jashtëm britanik nuk u bë publike derisa ai arriti në Tripoli.