KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bën thirje botës të strehojnë 500 mijë sirianë
Ban Ki-moon

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bën thirje botës të strehojnë 500 mijë sirianë

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Muun u ka bërë thirrje të gjithë vendeve të botës të tregojë solidaritet dhe të pranojë gjysëm milioni refugjatë sirianë në territoret e tyre deri në vitin 2018. “Ne duhet t’u japim refugjatëve sirianë shpresë për një të ardhme më të mirë, si dhe mjetet qe do të mundësojnë që ata ta ndërtojne vetë jetën e tyre. Ne duhet të japim nje mbeshtetje më të madhe financiare dhe politike për komunitetet që po strehojnë ata. Si dhe duhet të ndajmë përgjegjësinë në zgjerimin e mënyrave të ligjshme përmes të cilave refugjatët të udhëtojne dhe vendosen në një numer më të madh vendesh”, u shpreh Ban Ki Muun. Përsa i përket konfliktit pesëvjeçar në Siri, si pasojë e të cilit më shumë se 250 mijë persona kanë humbur jetën, sekretari I përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara u shpreh se mënyra më e mirë për të ofruar shpresë në ate vend është dhënia fund e konfliktit. “Për momentin ne kemi një pushim te armiqësive, por palët duhet ta konsolidojnë dhe zgjerojnë atë në një armëpushim të qëndrueshëm, dhe në fund të arrihet në një zgjidhje politike përmes dialogut”, theksoi sekretari Ban.