KRYEFAQJA » LAJME » Sekuestrohen 180 kg kanabis brenda një kamioni në portin e Durrësit

Sekuestrohen 180 kg kanabis brenda një kamioni në portin e Durrësit

180 kilogramë kanabis sattiva u kapën në portin e Durrësit, të cilat u gjetën të fshehura në një kamion, ndërsa policia vuri në pranga një 28 vjeçar. Personi i arrestuar është shtetasi Altin Avdurramani, banues në Lushnje. Nga të dhënat paraprake të policisë lokale, në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare në vijën e dytë në një kamion me targa AA 537 HL dhe trailer me targa ACR 057, që drejtohej nga shtetasi A.A, në brendësi të dy serbatorëve të karburantit u gjetën dhe u sekuestruan 165 pako me rreth 180 kg lëndë narkotike kanabis sattiva.