KRYEFAQJA » LAJME » Sekuestrohen pasuritë e ish deputetit Frroku
Sekuestrohen pasuritë e ish deputetit Frroku

Sekuestrohen pasuritë e ish deputetit Frroku

Gjykata ka vendosur të sekuestrojë pasuritë e ish-deputetit të Partisë Kristian Demokrate, Mark Frroku, pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Frroku është në gjykim për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, “Fshehjes së pasurisë…”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “Ndërtimit të paligjshëm”. Sipas prokurorisë dyshohet se pasuritë Frroku i ka vënë nëpërmjet aktivitetit kriminal në fushën e narkotrafikut dhe të prostitucionit. Sekuestro është vënë ndaj 7 apartamenteve, 2 garazheve, 2 dyqaneve dhe një sipërfaqe tokë arë në Lezhë.