KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sekuestrohet 3.7 tonë kokainë në Venezuelë

Sekuestrohet 3.7 tonë kokainë në Venezuelë

Autoritetet e Venezuelës kanë bërë të ditur se janë sekuestruar rreth 3.7 tonë kokainë, duke goditur kështu një rrjet trafiku narkotikësh që kishte lidhje me kartelin meksikan Zetas. Operacioni filloi në datën 14 maj, kur një kamion që transportonte 154 thasë me 30 kilogram hidroklorid kokaine secili u ndal në Takira, pranë kufirit me Kolumbinë. Ky incident çoi në zbulimin e një depozitë kokainë disatonëshe, të cilën grupi po përgatitej për ta transportuar për në Amerikën Qendrore. Autoritet venezuelane kanë arrestuar 10 persona të një bande që besohet të ketë lidhje me kartelin Zetas, i cili gjatë viteve të fundit ka nxitur luftën më të dhunshme për drogën në Meksikë. “Në arritëm të godasim një rrjet ndërkombëtar që përdorte territorin tonë për trafikimin e drogës”, u shpreh komandanti i Gardës kombëtare të Venezuelës. Vetë garda është akuzuar nga opozita dhe prokurorët amerikane për përfshirje në trafikun e narkotikëve. Por autoritetet e Venezueles e kanë mohuar një gjë të tillë, duke e konsideruar si pjesë e një komploti për të rrëzuar qeverinë e majtë.